Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës, raportohet nga gazetarja Sara Demushi, se në ambientet e Komisariatit Nr. 1 ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë.
Sipas saj, ka pasur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë.
Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”.
Sipas gazetares, brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.
Situata raportohet të jetë e tensionuar dhe e agravuar mes palëve.
Zbardhen emrat e 6 të arrestuarve në komisariatin nr 2, mes tyre 3 studentë

Gjashtë protestues janë shoqëruar në komisariatin nr 2 pas protestës së opozitës.
Në këtë komisariat, kanë mbërritur dhe deputeti Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati për të kërkuar lirimi e protestuesve.
Elton Hoti-Tirane (Student)
Taulant Doraci-Tirane QS (Student)
Hamza Cani-Tirane QS(Student)
Ronu Bizhoti-Lushnje
Besnik Bali-Lushnje
Leonard Xhepaxhia-Lushnje
Ndërkaq tensione janë shënuar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, ku ka pasur dhe përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve.
