Skip to content

Zhduket një avion me shume persona në bord, pak para mbërritjes

Autoritetet kolumbiane kanë humbur kontaktin me një avion që transportonte 15 persona, njoftoi Ministria e Transportit e Kolumbisë, së bashku me kompania shtetërore ajrore Satena.

Avioni, një Beechcraft 1900D, i cili po kryente një fluturim të brendshëm për llogari të kompanisë private Searca, e bashkëpunuar me Satena-n, ishte nisur nga Cúcuta, në veri të vendit pranë kufirit me Venezuelën, me destinacion Ocaña.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Kritik i ashpër i shtetit, llir Vrenozi banor i “Bigut te Shqiptareve”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

Sipas autoriteteve, kontakti me kontrollin e trafikut ajror u ndërpre rreth 10 minuta para se avioni të mbërrinte në destinacion.

Satena bëri të ditur se avioni, që po kryente fluturimin NSE 8849, u ngrit rreth orës 11:42 (ora lokale), me orë të parashikuar mbërritjeje 12:05, ndërsa kontakti i fundit me kullën e kontrollit u regjistrua në orën 11:54.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Belinda Balluku ka afat deri te premten te jape doreheqjen! Ja cfare e pret nga SPAKu nese

Autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin e avionit dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Published inNews