Skip to content

Ngjarja e rende ne Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që nderroi jete

Blendi Sylaj, 20 vjeç është njëri nga shqiptarët që humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë. Nga aksidenti mbeti viktimë edhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane.

Lexo gjithashtu:  Rama per informim rreth ne takse te re!

Sipas mediave italiane, një automjet tip Jeep Avenger u përplas ballë për ballë me një kamion Iveco.

Dy të rinjtë shqiptarë, të cilët udhëtonin në automjetin tip SUV, kanë humbur jetën në vendngjarje. Një i tretë, që ndodhej gjithashtu në Jeep, u transportua me ambulancë drejt spitalit të Saviglianos, në gjendje të stabilizuar.

Lexo gjithashtu:  Aksident me pasoja, makina përmbyset në mes të rrugës! Shoferi…

Nga përplasja është përmbysur edhe mjeti i rëndë, i cili ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Dy personat që ndodheshin në kamion, një çift bashkëshortësh nga Costigliole Saluzzo, kanë mbetur të plagosur.

Lexo gjithashtu:  Ráma në 19 shkùrt në SHBA, PD páralájmèron: E prèt ‘dájaku’ amerîkan

Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Saviglianos, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me helikopter drejt spitalit të Cuneos.

Autoritetet italiane po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Published inNews