Skip to content

E tmerrshme/ Avioni rrëzohet pranë autostradës, policia: Shmangni urgjentisht kalimin në këtë krah

Një avion i vogël u rrëzua në orët e mëngjesit të së martës, më 3 shkurt, pranë autostradës M62, në zonën Littleborough të Rochdale, në Mançester të Britanisë së Madhe.

Sipas informacioneve të para, në bord ndodheshin dy persona, ndërsa raportohet se njëri prej tyre arriti të shpëtojë duke përdorur parashutë. Policia e Mançesterit bëri të ditur se autoritetet ndodhen në vendngjarje “për të përcaktuar rrethanat e plota dhe për të vlerësuar nëse ka viktima”, duke theksuar se zona është izoluar dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në këtë zonë.

Lexo gjithashtu:  Ajola Xoxa “tradhton” Erion Veliajn. Kapet mat me nje person tjeter shume te njohur, dalin fotot ekskluzive (FOTOT)

Sipas faqes së monitorimit të trafikut ajror Flight Radar, avioni ishte i tipit Cirrus SR20, i cili ishte nisur nga Birminghami. Ky model është i pajisur me një sistem të integruar parashute sigurie, ndërsa pamje që qarkullojnë në internet duket se tregojnë një parashutë të verdhë të lidhur pas një shtylle në zonë.

Lexo gjithashtu:  “Kush e fiton Big-un?”/ Arbër Hajdari thotë këtë emër

Pete Robinson, një fermer i zonës, deklaroi se teksa po ushqente delet e tij, dëgjoi sirena dhe vuri re një “reagim masiv” të mjeteve që po drejtoheshin drejt Blackstone Edge. Ai tha se nga një pikë e lartë pa diçka që fillimisht e ngatërroi me një “parashutë për fluturime rekreative” në skajin e kënetës.

Lexo gjithashtu:  'E mbushi me baltë', Murrizi ia numeron Berishës! Nuk la as m*t pa...

Ndërkohë, Stephanie Mills, nga një shkollë kalërimi pranë vendit të ngjarjes, tha për BBC Radio Manchester se në zonë ndodheshin shumë automjete të emergjencës dhe se një “parashutë e madhe e verdhë” ishte e dukshme e lidhur pas një shtylle. Ajo shtoi se nuk kishte dëgjuar zhurmë, por në vend ishin të pranishëm “shumë policë dhe helikopterë”.

Published inNews