Skip to content

E FUNDIT! Situate e trazuar ne Shqiperi? Ambasada Amerikane sapo dha njoftimin URGJENT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike, e cila do të zhvillohet të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00.

Sipas njoftimit të Ambasadës, demonstruesit pritet të mblidhen përpara ndërtesës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza. Autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar për prani të shtuar të policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut, ndërsa kryqëzimet në qendër të qytetit mund të mbeten të bllokuara nga protestuesit.

Lexo gjithashtu:  Njoftimi per protesten, policia njofton rrugët e bllokuara

Ambasada këshillon që qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë. Në njoftim theksohet se, megjithëse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situata mund të ndryshojë shpejt dhe protesta mund të shtrihet në blloqe dhe ndërtesa qeveritare përreth.

Lexo gjithashtu:  Plasi keq fare, detaji i ri tmerrues! Denoncimi i forte: Më ka ngacmuar s*ksualisht! Djalit i uli të brendshmet dhe…

Veprimet e rekomanduara për qytetarët përfshijnë shmangien e ngjarjes, monitorimin e mediave lokale, kufizimin e shpërqendrimeve si telefonat ose kufjet, si dhe mbajtjen e një plani emergjence për dalje të sigurt.

Lexo gjithashtu:  “E vërteta e madhe”, Berisha nxjerr emrat: Ky ishte njeriu që e dërgoi Fatos Nanon në b*rg
Published inNews