Skip to content

U shtrua para disa ditesh në spital! Vjen lajmi i madh për ish-presidentin, ja çfarë po i ndodh sot (Foto)

Presidenti Alfred Moisiu raportohet se ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpinë e tij. Rreth pesë ditë më parë, ai u dërgua me urgjencë në QSUT, nga ku sot është larguar i qeshur, raporton newsbomb.al.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka publikuar një fotografi të Presidenti Moisiu me një nga mantelbardhët e institucionit dhe teksa i uron shëndet, e falenderoi që i besoi ekipit profesionist të QSUT.

Lexo gjithashtu:  Nje studim i madh per shendetin e njeriut!

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet postimin që ndan institucioni spitalor publik, raporton newsbomb.al.

Më datë 4 Shkurt, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë në QSUT, pas problemve shëndetësore. Ai ka pasur vështirësi me  frymëmarrjen dhe kishte dyshime dhe për komplikacione të zemrës.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme! Vetem pas disa jave nga martesa e trete Blero...

Fatmirësisht, Presidenti Moisiu gëzon shëndet të plotë dhe sot ka lënë ambiente e Spitalit “Nënë Tereza”, pas një përshëndetje të ngrohtë me Dr.Marselën dhe stafin që i qëndroi pranë dhe monitoroi çdo kohë gjendjen e tij.

Published inNews