Skip to content

Ish-ministri paralajmëron kaos në Kosovë: Rrezikojmë të mbetemi edhe pa President

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën aktuale politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj tha se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme, ku institucionet shtetërore po paralizohen njëra pas tjetrës.

Lexo gjithashtu:  Vrasja e Rexhep Ismailit, zbardhet dinamika: 66-vjeçari u qëllua teksa qëndronte në lokalin e karburantit të tij! Përplasje me armë me autorin! Çfarë dyshohet se u bë shkak

“Nëse dikush ka menduar se rënia në kaos nuk ndodh menjëherë, e ka pasur gabim. Vitin e kaluar e mbyllëm pa një Kuvend me funksion të plotë dhe pa një Qeveri me mandat demokratik. Pas dy javësh rrezikojmë të mbetemi edhe pa një President legjitim”, shkroi ai.

Lexo gjithashtu:  LAJMI I FUNDIT - Ngjarje e rende ne vend, ka viktima

Sipas Hoxhajt, periudha kur pas zgjedhjeve institucionet ndërtoheshin shpejt tashmë i përket së kaluarës. Ai paralajmëroi se vendi po rrezikon të kalojë nga një shtet me rend institucional në një situatë të paqëndrueshme politike.

Ish-kryediplomati kritikoi gjithashtu mënyrën se si po menaxhohet situata politike në Kosovë, duke theksuar se interesat shtetërore po vendosen pas interesave personale dhe kalkulimeve politike.

Lexo gjithashtu:  Kryeministrja e daneze bën reagimin urgjent

“Në një moment kur bota përballet me sfida të mëdha që përcaktojnë fatin e kombeve, qeveria e Kosovës po luan me shtetin, duke sakrifikuar interesin kombëtar për ego të vogla politike”, u shpreh Hoxhaj.

Published inNews