Skip to content

Eksperti i kriminalistikes Karamuco leshon bomben! Pritet arrestimi i nje deputeti. Ja cfare kane zbuluar hetimet

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një intervistë për një emision televiziv ka zbuluar se pritet të arrestohet një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit.

Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete.

Lexo gjithashtu:  PLASI? Suedia lëshon kushtrimin: Bëhuni gati, në Europë po vjen ...

Ervin Karamuço nuk dha detaje për emrin e deputetit apo se cilës parti politike i përket ligjvënësi. Sipas tij, në atë bllok shënimesh flitet për shifra të mëdha parash të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

“Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Lexo gjithashtu:  Ndryshimet klimatike ‘godasin’ edhe Shqipërinë/ Bego paralajmëron për pasojat që na presin: Pritet …

Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

Lexo gjithashtu:  Aksioni, policia zbulon vajzat kineze duke u ***

Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti. Nuk mund të them as emër dhe as kujt partie politike i përket.”-tha Karamuço.

Published inNews 2