Skip to content

Tragjedi! Ishte vetem 2 vjec, babai harron gocen ne makine! Vdes e mitura (Detajet e ngjarjes)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi Spanjën ku një 2-vjeçare ka humbur jetën pasi u harrua në makinë nga babai i saj.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës, kur burri e kishte çuar fëmijën e tij të madh në shkollë atë mëngjes dhe do të linte fëmijën e vogël në çerdhe. Por ai u shpërqendrua nga një telefonatë e në vend që të shkonte në çerdhe, ai shkoi në punë, duke harruar vajzën në makinë.

Lexo gjithashtu:  EMRI/ Atentat, nderron jete pronari i nje televizioni

Ngjarja e rëndë u zbulua pas alarmit të mamasë së vogëlushes e cila atë pasdite kur nëna e vajzës shkoi ta merrte nga çerdhja në orën 3 të pasdites edukatoret i thanë se nuk e kishin lënë atë mëngjes.

Lexo gjithashtu:  “Në sytë e tu shoh botën...”, POEZIA e Mateos per Brikenen, si reagoi ajo?

Duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, prindërit telefonuan shërbimet e urgjencës dhe vajza u dërgua në një qendër shëndetësore në qytetin e afërt të Bertamiráns, ku u shpall e vdekur.

Lexo gjithashtu:  Shteti i fal Ivanka Trumpit zonën e Zvërnecit? Rama reagon me URGJENCE!

Ndërsa policia vijon hetimet për incidentin dhe familja po merr mbështetje psikologjike.

Sakaq, mësohet se këshilli i qytetit të Brión shpalli dy ditë zie për vajzën dhe tha se një minutë heshtje do të mbahet në kujtim të saj të premten.

Published inNews