Skip to content

E bujshme! GJKKO shpall fajtor deputetin demokrat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të premte fajtor deputetin demokrat Bardh Spahia për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Sipas vendimit, Spahia është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim më të lartë, prej 700 mijë lekësh gjobë.

Lexo gjithashtu:  Lajm i madh! Edi Rama sa dha njoftimin 'b*mbe' qe do preke cdo qytetar, ja cfare po ndodh...

Çështja ndaj Spahisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Ky i fundit pretendoi se ishte larguar nga detyra në mënyrë të padrejtë dhe, pavarësisht një vendimi gjykate për rikthimin në punë, nuk ishte riemëruar.

Lexo gjithashtu:  Rrëfimi në gjyq i shqiptarit të akuzuar për ndarjen e bashkëshortes: “Humba kontrollin, kërkoj falje”

Sipas hetimeve, Bardh Spahia, në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, nuk ka zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rikthimin e Mollës në detyrë.

Lexo gjithashtu:  Gazetari publikon bisedat, Arbana Osmani e k*rcënon me jetë? (FOTO)

Published inNews