Skip to content

Ngjarje e rende ne aksin kryesor ne vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e njohur si “Kthesa e Liqenit”.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. Mësohet se njëri prej mjeteve ishte i zbukuruar me zbukurime dasme.

Lexo gjithashtu:  Meri Gjini: Pas kater ditesh, nje femer ju sjell PASURI dhe shume LEK shenjave te

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lexo gjithashtu:  Plas "bòmba" e BBV5: Personazhi që "tmèrron" politikanët futet në shtëpinë më të famshme!

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  Lëkundje të forta tërmeti në Turqi - Detajet e para
Published inNews