Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Operacion i gjerë policor, arrestohen 5 persona

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet prej orëve të para të ditës në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.

Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren.

Lexo gjithashtu:  Publikohen раmjеt në Тirаnë kur 7-vjеçаri рërрlаsеt ngа mаkinа tеksа рërрiеj të mеrrtе раrаtë në tоkë

Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.

Lexo gjithashtu:  Pak minuta para PRIME, perplasje e forte ne Big Brother Vip! E rende cfare pamjesh u....

Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit./Top Channel

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne qytetin turistik ne Shqiperi, detajet e para
Published inNews