Skip to content

Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka

Në një deklaratë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka bërë të ditur se sipas informacionit që i ka mbërritur, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është hequr statusi “non grata”.

Lexo gjithashtu:  Lajm i papare! Metereologu paralajmeron! Nata e Vitit te Ri me borë! Moti do cmèndet, ja parashikimi

“Lajmi më ka ardhur tani. Sali Berishës i është hequr ‘non grata’. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, u shpreh Ndoka gjatë intervistës.

Ai theksoi se ky zhvillim, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dinamikën e opozitës dhe në raportin e saj me protestat qytetare.

Lexo gjithashtu:  Sherr i rëndë në emision: Mateo kërcënon Artanin pas ofendimit ndaj Brikenës, ndërhyn produksioni

“Ka qenë një pengesë jo e vogël për opozitën. Tani kemi një lloj çlirimi dhe raporti me protestat qytetare do të ndryshojë”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu:  Plas sh*rri mes Lucës dhe Demalisë për Oligarkun Samir Mane: O Luceeee mos na bëj për budallenj, atij Edi Rama ia dha te gjitha!

Ndoka argumentoi gjithashtu se opozita, sipas tij, është ndodhur nën një presion të dyfishtë: nga qëndrimet programore dhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike, përfshirë edhe çështjen e “non gratës”.

Published inNews