Skip to content

Hiqet ‘non grata’ për Sali Berishën/ Lajmin e jep Nard Ndoka

Në një deklaratë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka bërë të ditur se sipas informacionit që i ka mbërritur, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës i është hequr statusi “non grata”.

Lexo gjithashtu:  Qeveria jep lajmin e madh qe prek gjithe shqiptaret, falen borxhet per mijera qytetare qe…

“Lajmi më ka ardhur tani. Sali Berishës i është hequr ‘non grata’. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, u shpreh Ndoka gjatë intervistës.

Ai theksoi se ky zhvillim, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dinamikën e opozitës dhe në raportin e saj me protestat qytetare.

Lexo gjithashtu:  'Djali u intubua, doktorët thanë zero shpresa' - Rrëfimi trondites i nënës per te birin 5 muajsh dhe sesi...

“Ka qenë një pengesë jo e vogël për opozitën. Tani kemi një lloj çlirimi dhe raporti me protestat qytetare do të ndryshojë”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu:  Mùnd tè pláse lùfta? Mînîstrîa e Jáshtmè jep njè înformácîon ùrgjènt per shqîptarèt qe

Ndoka argumentoi gjithashtu se opozita, sipas tij, është ndodhur nën një presion të dyfishtë: nga qëndrimet programore dhe nga marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike, përfshirë edhe çështjen e “non gratës”.

Published inNews