Skip to content

Tragjedi e rëndë, vritet një person (Dalin detajet)

Nj18-vjeçari humb jetën në Gjakovë pas një konflikti mes fqinjëve, dyshohet se ngjarja nisi për shkak të bindjeve politike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën mbrëmjen e së dielës, ku një i ri 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga mjete të forta dhe të mprehta gjatë një konflikti që ndodhi në rrugën “Ali Ibra”.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një fjalosjeje mes viktimës dhe një fqinji të tij. Burime familjare kanë bërë të ditur se mosmarrëveshja lidhej me bindjet e ndryshme politike të palëve.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në Tiranë! Burri filmon gruan dhe dashnoren duke kryer ma*edhenie, te dh*nuarat shkojne ne Dajt per (VIDEO)

“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, raportoi gazetarja Berisha.

Konflikti verbal më pas dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të forta dhe të mprehta. Si pasojë e lëndimeve të marra, 18-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Lexo gjithashtu:  Janari muajin i mrekullive per disa shenja

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se përveç viktimës, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, përfshirë edhe personin e dyshuar për përfshirje në incident.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e saktë të konfliktit apo masat e ndërmarra ndaj të dyshuarit.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje me permasa ne shtetin e afert!

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, ndërsa opinioni publik pret sqarimin e plotë të një ngjarjeje që ka përfunduar me pasoja tragjike për një familje dhe komunitetin lokal në Gjakovë.

Published inNews