Skip to content

TMERR – I thoshte ‘nënë’ mamasë së shokut, por i rrëmbeu dhe i vr*u djalin, vellai i 35-vjecarit nxjerr detajet e renda

Zhdukja misterioze e të riut Eglant Koçi dhe dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer dhe mbajtur peng nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes prej afro një jave.

Së fundmi, në emisionin “Pa Gjurmë”, ka folur vëllai i Eglant Koçit, i cili u shpreh i tronditur nga zhvillimet e fundit të zbuluara gjatë hetimeve. Ai theksoi se personi i dyshuar ishte i njohur për familjen e tyre, duke treguar se marrëdhënia mes tyre kishte qenë e afërt.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori. Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mamaja ime ka punuar pastruese te lokali i atij,” deklaron vëllai i Eglantit.

Lexo gjithashtu:  Tragjedi! Del nga shinat treni, ka te vdekur dhe shume te plagosur

I pyetur nëse mes vëllait të tij dhe Armand Shakajt kishte pasur konflikte, ai e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

“Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë konflikti? E ka ftuar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pastaj,” rrëfen ai.

Sipas tij, familja nuk kishte asnjë dyshim apo informacion për probleme të mundshme mes dy të rinjve.

“Çfarë dyshimi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa probleme, pa siklete,” shprehet ai.

Vëllai i Eglantit hodhi poshtë edhe dyshimet për përfshirje në shuma të mëdha parash apo aktivitet me kriptovaluta, një pistë që po verifikohet nga grupi hetimor.

Lexo gjithashtu:  E diela ndër më të nxehtat e këtij Janari, vjen lajmi i FORTE në fundjavë!

“Jo, çfarë thua. Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë,” deklaron ai.

Kujtojmë se siç kemi raportuar më parë është bërë një kallëzim nga familja me datë 5 qershor, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur i riu, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet Eglant Koçin.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT – Të shtëna me armë gjatë aksionit të RENEA-s, Policia zbardh detajet

Automjeti me të cilin Armand Shakaj dyshohet se është transportuar 34-vjeçari i marrë peng, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Published inNews