Skip to content

Behuni gati, po vjen fundjava! Zbuloni surprizen e fuqishme qe do sjelle moti (Parashikimi)

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensite të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Lexo gjithashtu:  Paga minimale bëhet 500 mijë lekë (të vjetra), por ja sa do ju mbajë shteti!

Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.

Lexo gjithashtu:  Tërmeti ‘zgjon’ vendin, ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.

Lexo gjithashtu:  Plas” brenda PS/ Braçe i del kundër Edi Ramës: Nuk e jap votën për…
Published inNews