Skip to content

28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat përlotin: Ervin Lita mbylli sytë në duart e mjekëve të ambulancës

Ervin Lita, një 28 vjeçar shqiptar i njohur edhe si Ervin Axhami, ka humbur jetën në Britaninë e Madhe. Mediat më të mëdha në Angli, duke përfshirë transmetuesin shtetëror me shtrirje në gjithë botën, BBC, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën, më 12 Korrik.

I riu shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, është shpallur i vdekur në vendngjarje.
“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua ne orën 06:58 BST të dielën pasi Sherbimi i Ambulances së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, percjell BBC.
Dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht nga gjykata ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia britanike të martën.

Lexo gjithashtu:  I Fundit - Rrezohet avioni, vdesin te gjithe ne bord, deri tani mbi 20 viktima...(Video e rende)

Shërbimet e emergjencës u thirrën në Compton Road të dielën në mëngjes
Detektivi Kevin Hames është shprehur: “Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Lexo gjithashtu:  Dicka e madhe do ndodhe! Ç'po paralajmeron Kryeministri per neser ne mengjes

Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët. Vazhdoj t’i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne.”

Lexo gjithashtu:  Tronditet Serbia pas humbjen me Shqipërinë – Detajet

Oficerët britanikë kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion.

Published inNews