Skip to content

PAMJE TE RENDA, Perleshje e madhe brenda ambienteve te spitalit, qellohet me thike i riu dhe…

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në Poliklinikën e Shkodrës, ku një 32-vjeçar mbeti i plagosur rëndë me thikë pas një sherri të dhunshëm.

Pas një konflikti verbal mes 32-vjeçarit Vildan Këpaca, adoleshenti Arvin Fregjaj dhe babait të këtij të fundit, situata degradoi në përleshje fizike. Pas grushteve dhe shkelmave, 18-vjeçari me iniciale A.F. nxori një thikë dhe e goditi disa herë 32-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë.

Lexo gjithashtu:  Ambasada amerikane në Tiranë bën njoftimin urgjent! Ja cfare po ben Trumb, befasuese...

Situata u qetësua pas ndërhyrjes së personave të tjerë që ndodheshin në poliklinikë. Megjithatë, 18-vjeçari e goditi sërish me thikë të riun.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rende, makina del nga rruga dhe futet ne lokal, duke i marre perpara te gjithe...(Foto)

Sipas hetimeve paraprake, sherri, i cili nisi për motive ende të paqarta, rrezikoi të përshkallëzohej edhe më tej, pasi në ambientet e poliklinikës mbërriti i armatosur vëllai i Vildan Këpacës, Arbeni, i cili dyshohet se shkoi për të vrarë autorin 18-vjeçar.

Lexo gjithashtu:  P*rplasje ne shtepine e Big Brother, dy banoret "kacafyten" me ofendime

Menjëherë reagoi Policia e Shkodrës, e cila parandaloi përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestoi 41-vjeçarin. Sipas të dhënave, ai tentoi të largohej dhe të hidhte armën sapo pa efektivët e policisë, por u vu në pranga.

Ndërkohë, 32-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Published inNews