Skip to content

“E dija që po filmoja, por …”/ Zbardhen të tjera detaje nga hetimi, Adrian Hila: Jam edhe unë …

Hetimi i Policisë së Tiranës për videot intime që janë shpërndarë në rrjet vijon të sjellë detaje të reja. Në qendër të verifikimeve është edhe kompozitori Adrian Hila, i cili pritet të paraqitet në polici për të dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen.

Sipas të dhënave të bëra publike, Hila ka komunikuar me autoritetet dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me hetuesit. Ai ka pretenduar se është vetë i prekur nga publikimi i materialeve dhe ka mohuar se ka qenë personi që i ka hedhur videot në internet.

Lexo gjithashtu:  Big Brother VIP Albania, rikthehen ethet e pritjes! Kush janë emrat që përfliten si banorët e ardhshëm

Kompozitori ka pranuar se ishte në dijeni të ekzistencës së kamerës që kishte regjistruar pamjet, por ka deklaruar se nuk kishte dijeni se materialet do të publikoheshin online.

Në kuadër të hetimit janë kontaktuar edhe katër persona që pretendohet se shfaqen në materialet e publikuara. Dy prej tyre, sipas informacionit të bërë publik, ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk kanë mundur të japin ende deklarimet. Dy të tjerat kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë dhe pritet të japin dëshmitë e tyre.

Lexo gjithashtu:  Fundi i Taulant Ballës? Ka porositur…, i lidhur me bandat, ja çfarë po ndodh në qarqet e fshehta, pritet të

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për disa vepra penale që lidhen me ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike, cenimin e jetës private dhe keqpërdorimin e pajisjeve.

Një tjetër element që po verifikohet lidhet me kohën kur materialet janë shfaqur fillimisht në internet. Sipas deklarimeve të bëra publike, një prej videove ishte publikuar në një platformë për të rritur në dhjetor të vitit 2024, ndërsa kohët e fundit ka marrë një përhapje shumë më të gjerë në rrjetet sociale dhe në mediat shqiptare.

Lexo gjithashtu:  Pasioni u kthýe në trágjedi, vdès 24-vjèçárja nga Durrësi, mesazhi i dhímbshëm i motrës

Hetimet pritet të përcaktojnë se si janë siguruar materialet, kush i ka shpërndarë ato dhe nëse ka pasur ndërhyrje apo akses të paautorizuar në pajisjet ku ruheshin videot.

Published inLAJMI