Skip to content

“Ju të showbiz-it keni hapur këmbët për…”/ Zhaku

Artistja Inida Gjata, e njohur me emrin Zhaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku komentoi videot intime të personazheve publikë që po qarkullojnë prej disa ditësh në rrjet.

Ajo u shpreh se është e padrejtë që t’u bëhet një gjyq publik dy zonjave apo më shumë të përfshira.

“Po dalin çdo ditë e më shumë. Unë jam gjithmonë në krahun e tyre se ato janë filmuar padrejtësisht. Nuk jemi askush, nuk jemi Zoti, të gjykojmë nëse është morale apo amorale të kryhet një akt më shumë se dy veta. Është një gjë private. Po shoh një histeri kolektive që s’më pëlqen. Është e padrejtë të filmohesh në momente intime, pa dijeninë tënde. Është e padrejtë që të shpërndahen këto video për publikun e gjerë. Këto zonja janë viktima të bullizmit tani, të dëmtimit të karrierës, të imazhit që kanë krijuar me punën e tyre. Janë bërë tabelë qitje për sharje, fyerje dhe gjykime”, u shpreh Zhaku.

Lexo gjithashtu:  Gazetari zbùlon dy yje tjera të show bizít shqíptar në video

Artistja vijoi duke thënë se pas reagimit të saj në rrjetet sociale për videot në fjalë, asaj i kanë komentuar duke i thënë se ‘të showbiz-it kështu i arrijnë gjërat, duke hapur këmbët’.

Lexo gjithashtu:  Balla: Kemi investuar për arsimin, kanë kushtet të shkëlqyera

Sipas saj, këto komente janë një ofendim shumë i madh sepse i ‘fut të gjithë në një thes’. Ajo vijoi duke thënë se njeh shumë njerëz të suksesshëm që nuk u është dashur aspak të bëjnë gjëra të tilla për të arritur aty ku janë.

“Ma kanë bërë mua shpesh këtë. Pas reagimit të djeshëm më kanë komentuar dhe mua, duke thënë se kështu i arrini ju të showbiz-it gjërat, duke hapur këmbë. Tani më fal, ky është një ofendim shumë i madh. Të na fusin të gjithë ne në një thes, e përgjithësojnë, tani jemi të gjitha ashtu, duke bërë gjëra pa punë dhe pa përpjekje. Por në fakt është e kundërta, mund të them me gojën plot që për njerëzit e suksesshëm nuk është dashur që të bëjnë të tilla gjëra. Ata që janë në media e kanë arritur me punë”, tha Zhaku.

Lexo gjithashtu:  Çfarë do të ndodhë të shtunën? Gazetari zbulon detaje: Policia ka identifikuar grupet në “Telegram”
Published inLAJMI