Skip to content

E bujshme! Gruaja e Adrian Hilës merr masa ndaj Eli Fares, ky është vendimi që nuk pritej

Skandali që përfshiu bashkëshortin e saj duket se ka tronditur Klaudian.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, zonja ka vendosur ta largojë nga lista e miqësisë Eli Faren, të cilën e mbante aty deri në ditën e publikimit.

Ky veprim i Klaudias nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur të komentojnë situatën.

Në mesin e gjithë kësaj historie, sipas ndjekësve, duket se vetëm një person po e pëson më së shumti nga kjo situatë dhe ajo eshtë vet Klaudia.

Lexo gjithashtu:  Publikohen dy video te reja 120 minuta! Ia hipi shoqes me… arificial, Blerina Matraku kërcënon Adi Hilën, zhduket Demoja i treshes, grupi i orgjisë kishte dyqan lodrash erotike në Tiranë, dyshime për pazar me videot hot

Këngëtarja Eli Fara ka dhënë dëshminë e saj në polici, në lidhje me videot erotike që janë shpërndarë në rrjet.

Fara ka denoncuar vetëm personin, që ka bërë publike pamjet.

Ajo nuk ka ngritur pretendime për Adrian Hilën.

“Nuk mendoj se videot i ka publikuar Adrian Hila. Nuk e dija që kishte kamera. Dua të denoncoj personin që i ka publikuar. Nuk isha në dijeni që po filmohesha”, ka thënë Fara.

Lexo gjithashtu:  Ish-nënkryetari i PD del hapur në mbështetje të Ramës.

Në rrjet u shpërndanë disa video, me protagonist kompozitorin Adrian Hila dhe disa këngëtare e artiste në momente intime.

Policia po merr në pyetje disa persona, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur personin, që ka shpërndarë pamjet.

Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Lexo gjithashtu:  Ndryshon ligji për protestat: 5 mln lekë gjobë për “kundravajtësit”. Ndalohen tubimet

Kjo për shkak se kamera e sigurisë është vënë nga vetë ai.

Ndërsa hetimet vijojnë paralelisht edhe për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Rrjeti po zien prej disa kohësh, teksa disa video intime janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme.

Në video shfaqet kompozitori dhe këngëtare e personazhe të njohura në momente intime.

Published inLAJMI