Skip to content

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys, dyshohet se shoferi ishte me shpejtësi të madhe

Aksident në afërsi të rreth-rrotullimit, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një automjet tip Ford është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar i përmbysur në njërën anë pas disa rrotullimeve.

Lexo gjithashtu:  Gruaja më e vjetër në botë? Nënë Qamilen 117-vjeçare merr lajmin e madh nga Edi Rama, nga sot ajo do përfitojë diçka të madhe

Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë nga ambulanca e thirrur në vendngjarje për në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit dhe po disiplinon trafikun.

Lexo gjithashtu:  Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

Ndërkohë policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar dhe shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka dalë nga rruga ku edhe është përplasur me objektin në anë të rrugës.

Lexo gjithashtu:  Rama prezanton hapësirën e re të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët
Published inLAJMI