Skip to content

Pas videove me Adi Hilën, del biseda mes Blerina Matrakut dhe gruas së kompozitorit: “Ti je…”

Pas reagimeve publike të Blerina Matrakut lidhur me videot private që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, një komunikim i vjetër mes këngëtares dhe Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila, ka marrë vëmendje.

Në rrjetet sociale po shpërndahet një imazh që pretendohet se tregon një shkëmbim mes dy grave, të cilat, të paktën nga përmbajtja e mesazheve, duket se kanë pasur një raport miqësor.

Lexo gjithashtu:  “Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke: Një pakicë mendon se t’i vërë flakën vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit

Në komunikimin e publikuar, Blerina i drejtohet Klaudias me fjalët: “Ti je dashuri”, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet: “Të puth fort dritë!”.

Sipas të dhënave që shfaqen në imazh, biseda daton afërsisht tetë vite më parë. Megjithatë, autenticiteti dhe konteksti i plotë i komunikimit nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Lexo gjithashtu:  Ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, gruaja e tij aktorja njohur shqiptare përlot me fjalët për të: Ku t’i gjej fjalët për ty…

Rikthimi i këtij shkëmbimi vjen pas deklaratave të fundit të Matrakut, e cila pranoi publikisht se ishte një prej personave të shfaqur në materialet private me Adrian Hilën dhe i kërkoi ndjesë bashkëshortes së tij dhe vajzave të çiftit.

“I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar”, shkroi këngëtarja në reagimin e saj të parë.

Lexo gjithashtu:  Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Më pas, Matraku publikoi një tjetër deklaratë, ku pretendoi se kompozitori i ishte prezantuar si i divorcuar nga bashkëshortja. Ajo foli gjithashtu për pasojat që publikimi i videove kishte sjellë në jetën e saj personale dhe profesionale.

Deri tani, Klaudia Hila nuk ka bërë një reagim publik lidhur me këtë bisedë.

Published inLAJMI