Skip to content

Goditën efektivët dhe bllokuan qarkullimin

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht gjashtë të tjerë në lidhje me veprimet e kundërligjshme të regjistruara gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet më 7 dhe 8 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tyre rëndojnë dyshime për disa vepra penale, mes të cilave goditja për shkak të detyrës, kundërshtimi dhe mosbindja ndaj punonjësve të policisë, prishja e qetësisë publike dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Lexo gjithashtu:  Rama: Që nga 1912, asnjë ministër…

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë për veprimet e kundërligjshme të kryera gjatë tubimeve në datat 7 dhe 8 tetor.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve të zhvilluara në kryeqytet:

Lexo gjithashtu:  “Jam gruaja e Ardianit”, Alketa Vejsiu flet troç para Luiz Ejllit çfarë po ndodh me marrëdhënien me burrin e saj, çfarë ndodh mes tyre

-u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 28 vjeç, F. Rr., 29 vjeç dhe A. A., 39 vjeç;

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 39 vjeçe, B. M., 20 vjeç, I. T., 51 vjeç, M. C., 65 vjeç, L. B., 39 vjeç dhe E. E., 35 vjeç.

Lexo gjithashtu:  Shqipëria në kaos, Rama tregon se cfare do ndodhe

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Published inLAJMI