Skip to content

Jepet ALARMI/ Fundjavë me reshje të forta shiu, shtrëngata dhe breshër, flet sinoptikania

Sinoptikania Elida Maloçali ka bërë parashikimin e motit për fundjavën, ku do të ketë reshje shiu në formë shtrëngatash afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Gjatë një lidhje direkte me edicionin informativ të mesditës në Top Channel, ajo u shpreh se do të ketë rënie temperaturash, 24-25 gradë Celsius.

“Kushtet atmosferike të paqëndrueshme edhe për fundjavën, ku moti parashikohet të jetë i vranët me alternime kthjellimesh dhe reshje shiu me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të territorit si dhe në pjesën më të madhe të ditës. Konkretisht ditën e shtunë, ku reshjet priten të jenë edhe në formë shtrëngatave afatshkurtra.

Lexo gjithashtu:  “Shkoni në protestë”, Ambasada e ShBA-ve inkurajon qytetarët: Jo dhunë!

Ndërsa ditën e diel, moti parashikohet të jetë i vranët por me intervale të herë pas hershme kthjellimesh. Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, e lokalisht në qendër, reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike, e lokalisht breshër.

Lexo gjithashtu:  Nuk do kenë vrimë miu ku të futen! Artan Hoxha jep lajmin e ZI për policët: Jeni kapur të gjithë, do mallkoni veten nga ajo çfarë do u gjejë

Era do të fryjë në drejtim me kuadrati i jugut me shpejtësi 8 metra për sekondë. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në momentin e zhvillimit të vranësirave, era do të ketë shpejtësi 17-18 metra për sekondë, duke bërë që valëzimi në det të jetë i forcës 3-4 ballë.

Pritet një rënie e temperaturave, ku në vlerat e mesditës parashikohet të mos i kalojnë vlerat 24-25 gradë Celsius”, tha Elida Maloçali.

Ndërsa lidhur me javën që vjen, sinoptikania tha se do të vijojnë kushtet atmosferike të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditëve.

Lexo gjithashtu:  Zbardhet levizja e pare e Edi Rames

“Përsa i përket fillimit javës dhe në vijim, moti do të vijojë të jetë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të ditëve. Vlen për të theksuar uljen e ndjeshme të temperaturave, ku në orët e mesditës nuk parashikohet ti kalojnë vlerat 19-20 gradë Celcius”, tha Elida Maloçali./Top Channel

Published inLAJMI