Skip to content

E rëndë! Elton Tozaj nxjerr mesazhet e vajzës së Adi Hilës: Punë e madhe fort për videot, për sa kohë ai na mban me lekë ne do e

Gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë gjatë një transmetimi live mbrëmjen e djeshme, këtë herë duke përfshirë në diskutim edhe familjarët e kompozitorit Adrian Hila.

Tozaj pretendoi se ka pasur mundësinë të lexojë disa biseda private të vajzave të kompozitorit, të cilat, sipas tij, tregojnë se ato vazhdojnë ta mbështesin “totalisht” të atin pavarësisht situatës së krijuar pas publikimit të videove.

Lexo gjithashtu:  Bora Zemani bën thirrje u*gjente për ndihmë

“Ditën e djeshme kam pasur mundësinë të lexoj bisedat e vajzave të Adi Hilës me një person, të cilat ishin në mbështetje totale të Adi Hilës dhe nuk u bënte fare përshtypje ato që kishte bërë i ati”, u shpreh Tozaj.

Gazetari pretendoi më tej se një prej bisedave ishte zhvilluar mes vajzës së kompozitorit, e cila sipas tij jeton në Shtetet e Bashkuara, dhe një personi në Tiranë.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet propozimi i Marta Kos, ja kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

Sipas rrëfimit të Tozajt, personi në fjalë i kishte kërkuar vajzës të shpjegonte qëndrimin e saj ndaj të atit, ndërsa përgjigjja që ai pretendon se ka lexuar lidhej me mbështetjen financiare që familja merr prej kompozitorit.

“Unë i thoja: ‘Moj, a të vjen turp që yt atë ndodhet në këtë situatë?’, dhe ajo i tha: ‘Jo, përkundrazi, ne po e mbështesim për sa kohë ai na mban ne me lekë’”, tregoi Tozaj, duke ia atribuuar këtë bisedë personit që pretendon se kishte komunikuar me vajzën.

Lexo gjithashtu:  SKANDAL BALLKANIK! Dosja sekrete zbulon rrjetin e spiunëve serbë në Prishtinë dhe Tiranë – Kurti i “çmonton” publikisht!

Ndërkohë, çështja e videove vijon të jetë objekt hetimi, ndërsa deklaratat e fundit të Tozajt kanë përfshirë edhe persona të familjes së kompozitorit, të cilët nuk kanë qenë pjesë e drejtpërdrejtë e ngjarjes së publikuar.

Published inLAJMI