Skip to content

Zbulohet propozimi i Marta Kos, ja kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit.

Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se komisioneria Marta Kos do t’i thotë parlamentit europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

Lexo gjithashtu:  Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

Lexo gjithashtu:  E rende ne mbremje, djali q*llon me sepate prinderit

Published inLAJMI