Skip to content

Të paktën 109 vik*ima nga mbytja e një varke me emigrantë, mbi 116 të zhd*kur

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur, pas mbytjes së një varke që transportonte rreth 350 persona nga Xhibuti drejt Jemenit.

Lexo gjithashtu:  plagoset profesori

Ngjarja tragjike u bë e këtë të dielë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila iu referua dëshmive të të mbijetuarve.

Sipas organizatës, varka u përmbys gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit, pranë zonës së Guherës, në veri të qytetit portual të Obokut, në Xhibuti.

Lexo gjithashtu:  Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, reagon Rama

Nga mbytja e varkës kanë mbijetuar më shumë se 80 persona, të cilët, sipas raportit të IOM-it, janë të gjithë shtetas etiopianë.

Lexo gjithashtu:  Policia me “dorë të hekurt”, gjobit 36 protestues që bllokuan rrugët në Tiranë

Ndërkohë, një përfaqësues i qeverisë së Etiopisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment lidhur me këtë tragjedi.

Published inLAJMI