Skip to content

Policia me “dorë të hekurt”, gjobit 36 protestues që bllokuan rrugët në Tiranë

36 protestues janë gjobitur nga policia e Tiranës pasi bllokuan rrugën gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit.

Njoftimi i policisë

Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ.

Lexo gjithashtu:  Komisioni Europian, ‘shuplakë’ të fortë PS për rastin ‘Balluku’: Vonesa për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, shqetësuese

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Lexo gjithashtu:  Bie nga skela e pallatit, ndèrron jetë

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Lexo gjithashtu:  Rasti i Arlindës merr një kthesë të papritur

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim…

Published inLAJMI