Skip to content

E fundit! Policia futet për kontroll në banesën në Patos, gjen të riun norvegjez duke …

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, Sebastian Temples, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu banonte përkohësisht në një banesë me qira.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Rama do jepte dorehèqjen por.. Altin Goxhaj zbùlon detajet

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

Lexo gjithashtu:  Ç’po përgatit Edi Rama?! Kryeministri zbulon planin për ndryshimin e madh në vend, çfarë pritet të ndodhë?!

I arrestuari është shtetasi S. T., 28 vjeç. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Lexo gjithashtu:  kryeministri Rama: Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.

Published inLAJMI