Skip to content

Jo vetëm në Tiranë, nis bojkotimi i mësimit edhe qytetet e tjera të vendit

Pas Tiranës, bojkotimi i mësimit ditën e sotme ka filluar edhe në qytetet e tjera të vendit.

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë nisur bojkotin e auditorëve, për t’u bashkuar në protestën e paralajmëruar prej tyre dhe në solidarizim me studentët e Tiranës.

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati zbulon çfarë na pret: Rama o do vdesë si diktator, o do shporret si diktator

Lëvizja ka nisur në kampusin universitar të Spitallës dhe është parashikuar të zhvendoset në qendër të qytetit, me marshimin drejt Bashkisë Durrës.I boshatisur ka qenë këtë mëngjes edhe Fakulteti i Bujqësisë në Korçë, ku pedagogët janë paraqitur në ambientet e fakultetit, por studentët kanë bojkotuar mësimin.

Lexo gjithashtu:  Pse u trondit Rama per Erjon Vishkullin

Mbi 80% e studentëve nuk janë paraqitur në auditorë në shenjë mbështetjeje për protestën e zhvilluar në Tiranë

Ndërkohë studentë dhe nxënës të gjimnazeve në Korçë kanë paralajmëruar edhe një protestë e cila pritet të mbahet rreth orës 11:00 në qendër të qytetit.

Lexo gjithashtu:  Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

Ndërkohë studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar gjithashtu mësimin dhe kanë dalë në protestë, duke iu bashkuar reagimeve të studentëve pas ngjarjeve të fundit.

Published inLAJMI