Skip to content

Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë, ku ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se shteti nuk duhet të negociojë me persona që përdorin dhunën.

Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu gjithashtu shqetësimin për dhunën ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, janë në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve.

“Nuk negociohet me askënd që mban në dorë këtë. Ka rënë shteti nëse negocion me të. Në momentin që ai fiton, logjika e tij bëhet vetë shteti. Shqipëria e ka parë këtë film më shumë se një herë dhe pasojat kanë lënë plagë.

Lexo gjithashtu:  E pabesueshme, Selin sulmon ashper grate ne videot intime me Adrian Hilen: Ato duhet te…

Janë shumë pak ata që protestojnë paqësisht. Vajzat dhe djemtë e rinj që protestojnë në këtë mënyrë nuk duan paqe. Ata janë idealizuar nën trysninë e asaj force të errët që është shfaqur në Evropë dhe SHBA, e që presidenti Donald Trump e ka quajtur organizatë terroriste.

Lexo gjithashtu:  Arrestohet pronari i spitalit privat “Sante Blus”, Bilal Kara! I shpallur në kërkim prej një viti

Kjo nuk do të thotë se vajzat dhe djemtë e rinj, jeta e të cilëve është TikTok, nuk mund të bëjnë më të mirën. Por ata shpesh nuk janë në gjendje të lidhin dot shtatë fjalë bashkë dhe janë tërhequr në këtë situatë.

Janë nxënëse dhe nxënës, pa dyshim, por janë edhe pengje të një fryme të re, e cila ka vetëm një mision: të shkatërrojë, të kthejë gjithçka përmbys, të rrafshojë gjithçka me idenë se do të fillojë nga e para.

Lexo gjithashtu:  “Kush çon mesazhe me gurë dhe maska do më ketë përballë”,

Ata që janë këtu dhe janë pak më të rritur i kanë ende kujtimet e asaj kohe, kur dolëm pas 50 vitesh iluzionesh me idenë se duhej të rrafshonim gjithçka për të nisur nga e para.

Do ta quaja fatkeqësi kombëtare që forcat e policisë, burra dhe gra, të gjithë ju që mbani uniformën dhe jeni këtu për të mbrojtur qytetarët, jeni nën sulmin edhe të ekraneve”.

Published inLAJMI