Skip to content

Revolta për largimin e Ramës, Ditmir Bushati mesazh për socialistët e ndershëm

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Reagimi i plotë:

Si prind jam me të rinjtë që kërkojnë një jetë me dinjitet në atdheun e tyre.

Si njeri i botës universitare mbështes plotësisht kërkesat e studentëve. E ardhmja do të përcaktohet nga aspirata, revolta dhe energjia e një brezi që nuk pranon të pajtohet me atë çka u ofrohet si normalitet.

Si qytetar jam kundër akteve të dhunës dhe kundër brutalitetit të policisë.

Lexo gjithashtu:  Ambasadori amerikan përzgjedh personazhet politikë që promovon: Nga qeveria Blendi Gonxhen, nga opozita Agron Shehajn (VIDEO)

Kur Shqipëria është gjendur përpara një kthese të madhe, të rinjtë kanë ditur ti paraprijnë ndryshimit. E bënë këtë në vitin 1990.
U përpoqën në vitin 1996. Por kërkesat e tyre u shpërfillën, çka paralajmëroi tmerrin e vitit 1997.

Prej muajsh rinia shqiptare është rikthyer në sheshe duke shpalosur një pasion që rreh veç në gjokset e këtij brezi. Nuk është gjithmonë i shprehur qartë, e rrallëherë është i disiplinuar.

Rinia kërkon një Shqipëri të re, sepse refuzon normalizimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në jetën publike; personalizimin e tejskajshëm të pushtetit që e trajton atdheun si plaçkë; modelin e kapitalizmit grabitqar që prodhon kosto të papërballueshme jetese, braktisje të vendit dhe polarizim shoqëror.

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT/ SPAK trondit qeverinë Rama, del me njoftim zyrtar për Ballukun

Injorimi i kërkesave të të rinjve dhe strategjia e përçarjes mes flamingove dhe sorrave dështoi. Nuk do të funksionojë përpjekja për ti ndarë të rinjtë në të mirë e të këqinj. As gjuha kërcënuese ndaj tyre, prindërve dhe medias. Shkopat e gomës, gazi lotsjellës, uji i hedhur me presion, apo motivimi financiar i policëve nuk e shuan dot revoltën e një brezi që di për shumë skandale dhe jeton mes vështirësive të panumërta. Aq më pak kërkimi i fajtorëve te ‘forcat e huaja’ në një shoqëri europiane, thellësisht pro-amerikane.

Lexo gjithashtu:  Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re. Tani është detyrë e mësuesve, prindërve, sipërmarrësve, punëtorëve, akademikëve, dhe po, para së gjithash, e Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që e thërret koha. Partia Socialiste duhet të dallojë atë që i përket një momenti politik nga ajo që i detyrohet Shqipërisë

Published inLAJMI