Skip to content

Flavio Qarri jep lajmin e rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua me plumb gome në sy nga policia

Një lajm shqetësues është bërë publik lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë.

Gazetari Flavio Qarri ka njoftuar se i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë, si pasojë e dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë protestës, ku dyshohet se është goditur nga një plumb gome.

Lexo gjithashtu:  Flet dëshmitari që pa me sy tragjedinë në Gjilan, tregon si ndodhi ngjarja

Pas plagosjes nga policia, Vishkulli u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku, sipas raportimeve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e dëmtimit në sy.

Lexo gjithashtu:  Dhunohet me levë ish-drejtori i zjarrfikëses në Mallakastër, autorët e maskuar e sulmojnë në lokalin e tij

28-vjeçari është i njohur edhe në radhët e tifozëve të Kombëtares shqiptare, pasi është pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe prej vitesh ndjek ndeshjet e përfaqësueses kuqezi.

Lexo gjithashtu:  “Sa është bursa e studentëve?” i riu vë në siklet Blendi Klosin në studio, ndërhyn gazetari: Ua, ua, ky nuk e di

Pamjet e publikuara pas incidentit, ku i riu shfaqej me fytyrën e gjakosur, u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime për përdorimin e forcës gjatë protestave.

Published inLAJMI