Skip to content

Më plas xhani, jam detyruar të

Juristi Ylli Manjani, sot i ftuar në “Topin e kam unë”, përballë të rinjve panelistë, është shprehur se ai që shet votën “është faqezi”.

Sipas Manjanit, kjo për shkak se pronar i demokracisë është vetëm vota dhe se shitja e saj e dëmton atë.

Manjani argumenton se arsyeja se përse e shqetëson kaq shumë shitja e votës është se, sipas tij, vota e tij dhe vota e atij që e shet kanë të njëjtën vlerë.

Lexo gjithashtu:  Rama heq dorë nga “dialogu”/ Kryeministri befason me LËVIZJEN

“Ai që shet votën është faqezi, nuk e meriton të drejtën e votës, sepse nëse ka pronar demokracia, është vota. Imagjinoni se çfarë të bën ai që të ka vlerë votën. Unë e di çfarë do të thotë të jesh pa bukë, por shitja e votës nuk është zgjidhje.

Lexo gjithashtu:  “Oohhh çka i ke bo, me çka e ke rritë?” – Tjetër vipi i dèl video

Unë nuk jam në politikë dhe nuk kam ndërmend të bëj moralistin dhe nuk lyp vota… Mua më vjen inat, më plas xhani, që vota ime është e barabartë me një shitës vote, dhe jam detyruar të marr vendim personal të bojkotoj votimin. Shitja e votës është akt legjitimiteti i të paligjshmes”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu:  Aksident, makina pë’rplas këmbësoren,
Published inLAJMI