Skip to content

Lala: Familja e di se kush e ka bërë vr*sjen, ja pse shteti nuk ka guxuar ta marrë në

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka lëshuar akuza të rënda lidhur me çështjen e zhdukjes së Ervis Martinajt, duke deklaruar publikisht se në këtë ngjarje janë të përfshirë segmente të strukturave shtetërore. Gjatë një analize në studio, Lala ngriti pikëpyetje të mëdha mbi punën e organeve të drejtësisë, duke zbuluar se autoritetet shqiptare kanë refuzuar të marrin dëshminë e një personi të penduar që kishte dijeni për ngjarjen.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në median Vizion Plus, gazetarja theksoi se ngjarja nuk është thjesht një humbje gjurmësh, por një rrëmbim i organizuar me prapavijë të fortë. Ajo pohoi se disponon prova konkrete për pretendimet e saj dhe se ka informacione shumë më të detajuara se ato që janë bërë publike deri më sot.

Lexo gjithashtu:  Doktori i Enver Hoxhes ke qenë ti, Sali, jo ne,

“Martinaj është rrëmbim dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar. Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po e thëm dhe di shumë më tepër,” u shpreh Lala gjatë fjalës së saj.

Lexo gjithashtu:  E fundit! “Kjo gjë do të gëzojë çdo shqiptar”/ Qeveria Rama jep LAJMIN

Gjithashtu, gazetarja zbuloi se familjarët e Martinajt kanë zhvilluar hetime private duke grumbulluar pamje nga kamerat e sigurisë në terren. Sipas saj, përmes këtyre pamjeve është siguruar momenti kur ai është marrë, si dhe është identifikuar personi i dyshuar për kryerjen e vrasjes.

Lala nënvizoi se, pavarësisht përplasjeve profesionale apo përballjeve që ka pasur vetë me Ervis Martinajn në të kaluarën, mbetet fakt se familja e tij e di me saktësi se kush e ka orkestruar dhe kryer vrasjen, por habitshëm ata nuk janë marrë në pyetje nga hetuesit.

Lexo gjithashtu:  Samanda, studentja që u përball me policinë rrëfen mes lotësh: Jam e vogël, nuk di si formohet një qeveri

Në përfundim, gazetarja kritikoi ashpër mënyrën se si po trajtohet dosja nga organet e drejtësisë, duke vënë në dyshim aftësinë e institucioneve lokale për të zbardhur ngjarjen. “Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë,” deklaroi Lala, duke sjellë sërish në vëmendje premtimin e mbetur pezull të autoriteteve për zbardhjen e fatit të një prej figurave më të përfolura të botës së krimit në vend.

Published inLAJMI