Skip to content

Deklaratë e papritur në vend! Agron Shehaj nuk kërkon largimin e Berishës, por për Ramën e thotë troç: “Dua të ikë kryeministri!”

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli për situatën aktuale politike në vendin tonë. Kryetari i Partisë “Mundësia” u pyet nga gazetari nëse do t’i kërkonte Berishës të largohej nga drejtimi i PD.

Por, ai ishte i prerë kur tha se ishte në konflikt interesi duke qenë se dhe vetë drejton një parti. Shehaju shpreh: “Është konflikt interesi se dhe unë jam kryetar dhe s’mund t’i kërkoj diçka të tillë”.

Lexo gjithashtu:  E dhimbshme në Durrës! E reja 25 vjeçare gjendet e vdekur pranë vajzës 2 vjeçe, policia befason nga çfarë gjejnë në shtëpi

Në këtë moment ndërhyri Fevziu që i tha: “Edhe Rama kryetar është, pse ia kërkon”. Për këtë, kryetari i Partisë “Mundësia” pati një përgjigje: “Nuk jam çmendur të them të ikë si kryetar partie, por si kryeministër”.

Lexo gjithashtu:  Ekskluzive! Qeveria në panik! Ministri Demo urdhëron lirimin e gjithë studentëve; frikë e madhe?? Çfarë do ndodhë pas disa orësh

Debati:

Agron Shehaj: Unë jam kryetari i një partie dhe nuk mund të kërkoj largimin e një kryeetari tjetër, nuk mund t’ia kërkoj Berishës. Është konflikt interesi.

Lexo gjithashtu:  I FUNDIT/ E tha në mëngjes, e bën realitet sot pasdite! Edi Rama mban premtimin, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë (VENDIMI)

Fevziu: Edhe Rama kryetar është!

Agron Shehaj: Unë do të doja që të ikte, po nuk jam çmendur të them që të ikë si kryetar partie, por e them si kryeministër.

Published inLAJMI