Përfaqësues të medias kanë rrezikuar të marrin lëndime pasi një shishe molotovi është hedhur në drejtim të tyre nga…policia.
Incidenti ka ndodhur gjatë përplasjeve me protestuesit te rruga e “Durrësit”, pranë Ministrisë së Arsimit.
Në videon e publikuar nga gazetari Isa Myzyraj, një shishe molotovi shihet teksa hidhet në drejtim të grupit të policëve, por një prej tyre vendos të shmangë rrezikun duke e shtyrë me këmbë. Shishja ka përfunduar në drejtim të disa përfaqësuesve të mediave që ndodheshin në trotuarin përballë.
Për fat të mirë, nuk ka raportime që ata të kenë mbetur të lënduar.
Shishja e molotovit mbushet me lëndë djegëse si benzina, të cilës i vendoset një kapsollë, çka bën që ajo të shpërthejë në flakë në momentin që shpërthen kapsolla, ndryshe nga molotovi me shishe qelqi që shpërthen pas kontaktit, kur shishja thyhet.
Ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë një konference për media i konsideroi një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij asaj që e quajti si koordinim të policisë me median për të shmangur incidentet gjatë protestës. Hita kërkoi komunikim më intensiv dhe të shpejtë mes policisë dhe gazetarëve.
https://www.facebook.com/share/v/1CrHzb5hUZ/