Skip to content

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit/ Autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, më pas iu largua policisë me…

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Gazetarja e Top News, Kleida Muka, bën me dije se autori ka hyrë i maskuar në bankë dhe ka kërcënuar me armë arkëtaren, e cila më pas i ka dhënë paratë.

Lexo gjithashtu:  “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur” – Elisa Spiropali thumbon Ramën

Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit “Dinamo”

Policia thotë se ende po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje tragjike, një 19 vjeçar i vdekur

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Lexo gjithashtu:  E enjtja “prova e zjarrit” për PS-në/ Emër për emër, pse nuk dalin llogaritë e Edi Ramës për të votuar hartën e re territoriale!

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Published inLAJMI