Skip to content

Kush është deputeti i Berishës që lë mandatin? Vjen deklarata befasuese…

Biznesmeni dhe ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj mbështet publikisht kandidimin e deputetit demokrat Gjin Gjoni, për bashkinë e Lezhës, në zgjedhjet që janë njoftuar se do të mbahen më 9 Maj. Sipas tij, Pjerin Ndreu i PS duhet të largohet.

Edhe përse nuk ka një konfirmim apo vendim zyrtar se Gjin Gjoni, si deputet i qarkut Lezhë do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë, në mediat lokale atje ky lajm ka javë që artikulohet.

Lexo gjithashtu:  Behet gati super rruga e re nga veriu per ne tirane

“… në zgjedhjet e 9 majit, mbështes kandidatin e Partisë Demokratike dhe të opozitës, z. Gjin Gjoni, për kryetar të Bashkisë Lezhë.

Kjo mbështetje nuk është thjesht një zgjedhje politike në favor të një kandidati. Është një thirrje për bashkim, për përgjegjësi dhe për një alternativë që vendos qytetarin mbi interesat e ngushta të pushtetit”, shkruan Eduart Ndocaj.

Lexo gjithashtu:  tensionuar situata në Ministrinë e Arsimit, përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve

Ish-deputeti socialist i Lezhës me banim prej vitesh në Itali, thekson se largimi i Pjerin Ndreut nga drejtimi i bashkisë është një objektiv politik që kërkon më shumë sesa kritika dhe pakënaqësi.

Lexo gjithashtu:  /Efi Dhedhes

“Ai kërkon bashkim, organizim dhe një alternativë konkrete. Përballë një pushteti që, sipas gjykimit tim, ka krijuar afërsi shqetësuese me oligarkë dhe individë të lidhur me interesa që meritojnë transparencë të plotë, opozita duhet të dëshmojë se është në lartësinë e përgjegjësisë që i ka dhënë qytetari”, vijon Eduart Ndocaj.

Published inLAJMI