Skip to content

“Nuk e kam idenë”, Plarent Ndreca flet për regjistrimin e bisedës Veliaj-Gogu në burgun e Fierit

Plarent Ndreca, avokati i Erion Veliajt ka folur sërish sot mbrëmjen e sotme për përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës me kryeministrin Edi Rama. Ndreca tha se po vlerësojnë edhe mundësinë e një kallëzimi ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

“Jemi duke e vlerësuar. Nuk kemi dalë ende në konkluzion”, tha Ndreca gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Canit.

Lexo gjithashtu:  Rrebeshe në të gjíthë vendin dhe shtrëngata, meteorologia Lajda Porja zbùlon

Sipas avokatit të Veliajt, Gogu ka shkelur ligjin me vajtjen në burg për të takuar një të pandehur dhe të qëndrojë një orë e gjysmë me të në zyrën e drejtorit të burgut.

I pyetur nëse ka mundësi që biseda Veliaj-Gogu të jetë e regjistruar, Ndreca dha këtë përgjigje.

“Nuk e kam idenë. Do të ishte shumë mirë të ishte e regjistruar. E vetmja mundësi që të jetë e regjistruar biseda, është që ta ketë regjistruar administrata e burgut apo zoti Gogu. Unë nuk e kam ende atë provë, ai mbase”, deklaroi Ndreca duke përjashtuar regjistrimin nga Erion Veliaj.

Lexo gjithashtu:  “Nuk kishte ndodhur as në ’97-ën!”/ Rama i shqetësuar për këtë gjë në vendin tonë

Në vijim të intervistës, avokati i Veliajt tha se nuk ndien frikë nga kërcënimet apo presionet që i ka bërë Edi Rama.

“Nuk kam asnjë frikë sepse jam shumë i qartë për cfarë kam bërë dhe cfarë nuk kam bërë. Nuk ndiej frike. Bisedat janë pjesë e një komunikimi që nuk është normal për Kryeministrin e një vendi”, tha Ndreca.

Lexo gjithashtu:  Rama iu drejtohet ministrave: Veliaj është a*miku ynë, mbështet

Më tej ai tregoi se prej dy muajsh Erion Veliaj lëviz me patericë në burg pasi dëmtoi këmbën duke luajtur futboll teksa ishte ende në paraburgimin e Durrësit.

Published inLAJMI