Skip to content

Çfarë po ndodh në Dibër? Vajza lyen me

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur para dy ditësh në Dibër, ku raportohet se vajza ka tentuar t’i marrë jetën babait të saj, pasi mësohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën. Për rrjedhojë, babai ka pësuar djegie të shumta në trup,. E prej ditësh po merr mjekimin në Tiranë, ku është vendosur nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Mara, ku bëhet me dije se vajza 43-vjeçare Majlinda Mara ka lyer me benzinë babain e saj, 89-vjeçari Adem Mara, e më pas i ka vënë flakën.

Lexo gjithashtu:  Më plas xhani, jam detyruar të

Sakaq, bëhet me dije se rasti është raportuar në policinë e Burrelit nga komshinjtë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarit. Për këtë ngjarje të rëndë policia kriminale e Burrelit ka nisur hetimet dhe bëhet me dije se është ndaluar 43-vjeçarja.

Deri në këtë fazë, rrethanat e ngjarjes vijojnë të jenë të paqarta, ndërsa bëhet me dije se Majlinda Mara akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkaqe të marrëdhënies familjare” të mbetur në tentativë.

Lexo gjithashtu:  Dy vëllezèr të vrárë

Aktualisht hetimet janë duke u ndjekur nga prokuroria e Dibrës, ku pritet që në ditët në vijim Majlinda Mara të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg” që do kërkojë prokurori.

Ngjarja e familjes Mara, raportohet të ketë ndodhur vetëm një ditë më parë ngjarjes në familje Fiku në Bulqizë të Dibrës. Siç kemi raportuar dhe ne pasditen e kësaj të mërkure, Sadete dhe Gazmir Fiku akuzohen për veprat penale, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim, pasi janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e kryefamiljarit të tyre, Urim Fikut.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi! Lumë parash për këto 3 shenja! Ja kush do pasurohet deri në fund të vitit

Çfarë po ndodh në Dibër? Vajza lyen me benzinë babanë e saj dhe i vë flakën, dje Urim Fiku u vra nga gruaja dhe djali (EMRAT-NGJARJA)

Published inLAJMI