Skip to content

Skënder Hita

Përdorimi i mjeteve speciale nga Policia e Shtetit gjatë protestave të fundit ka nxitur debate të forta politike dhe publike, teksa pikëpyetjet mbi origjinën e tyre u ngritën sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Zhurmës dhe pretendimeve se këto pajisje erdhën si ndihmë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, i është përgjigjur duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për blerje nga buxheti i shtetit dhe as për dhuratë, por për mjete të marra në përdorim nga strukturat partnere.

Lexo gjithashtu:  Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike të të rinjve shqiptarë

Gjatë fjalës së tij në komision, Hitaj u shpreh:

“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.”

Lexo gjithashtu:  Beti Njuma shp*rthen ndaj Braçes: Nuk ke as burrëri dhe as këllqe, thoshte mirë Fatos Nano që ti Erion nuk vlen as sa një lavatriçe

Pavarësisht këmbënguljes së anëtarëve të komisionit për të mësuar emrin e saktë të shtetit që vuri në dispozicion të policisë shqiptare këtë logjistikë (ku përfshihen autobotet me ujë, dronët dhe mjetet e tjera teknike), kreu i Policisë së Shtetit zgjodhi të shmangej, duke mos përmendur asnjë vend konkret.

Lexo gjithashtu:  Nuk arritën ta shpjegonin arsyen e udhëtimit, 2 Shqiptarë i gjen Belaja në Aeroportin e

Kjo shmangie lan hapësirë për aludime, ndërkohë që në rrjetet sociale dhe mediatike ka qarkulluar gjerësisht lajmi se logjistika speciale dhe mjetet e ndërhyrjes mbërritën pikërisht nga Turqia.

Published inLAJMI