Skip to content

I FUNDIT – Tragjedi e madhe ne Shqiperi, humbin jeten nene e bir, ne gjendje te rende femija tjeter

I FUNDIT – Tragjedi e madhe ne Shqiperi, humbin jeten nene e bir, ne gjendje te rende femija tjeter
kliko shtyp ketu

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Maliqit këtë të dielë pasdite, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërsa fëmija tjetër, vetëm 6 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital.

Lexo gjithashtu:  Shpërthimi i vajzës së Lasgush Poradecit ndaj drejtësisë shqiptare

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu papritur brenda banesës ku jetonte familja Azizllari. Fillimisht u raportua se nëna dhe dy fëmijët ishin transportuar të plagosur drejt spitalit, por më vonë u konfirmua se 35-vjeçarja Merjeme Azizllari kishte ndërruar jetë për shkak të asfiksisë së shkaktuar nga tymi.

Lexo gjithashtu:  Debat i ndezur në studio: Nutricionistja Tea Brame thotë se "zilia të shëndosh"

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, pak orë më vonë ndërroi jetë edhe djali i saj i madh, vetëm 14 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime të rënda nga tymi dhe flakët. Ndërkohë, fëmija tjetër, 6 vjeç, po lufton për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdes intensiv.

Lexo gjithashtu:  Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion/ Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Forcat zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët, por dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme. Banesa u dogj pothuajse plotësisht, ndërsa fqinjët kanë treguar se zjarri është përhapur me shpejtësi dhe askush nuk ka mundur të ndërhyjë në kohë për t’i shpëtuar.

Published inNews