Skip to content

Qeveria në momente kritike, ish-zv.kryeministrja Meksi, mesazh te forte Edi Ramës: Është momenti që…

Ish-zvkryeministrja Ermelinda Meksi ka publikuar një shprehje të kryeministrit britanik Winston Churchill, duke lënë dhe një opinion të saj rreth situatës në Partinë Socialiste.

“Kritika mund të mos jetë e këndshme, por është e domosdoshme. Ajo luan të njëjtin rol si dhimbja tek trupi: tërheq vëmendjen ndaj një gjendjeje jo të shëndetshme“, është shprehja që citon Meksi, ndërsa thekson rëndësinë e saj dhe demokracinë e brendshme në një parti.

Lexo gjithashtu:  Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në celular, mos e hapni!

Ajo shkruan se kritika nuk është armiqësi ndaj partisë apo vendit, por një mekanizëm i shëndetshëm që paralajmëron dhe mbron nga gabimet e pushtetit.

Lexo gjithashtu:  Flamur Noka i tha ‘ Ik ore nga ketu se nuk behet Shqiperia’! E nxorri jashte nga mbledhja, zbulohet kush eshte gruaja, mbesa e njeriut te madh shqiptar

Ky shënim i ish-kryeministres socialiste vjen në një moment kur partia dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama janë në momente vendimtare për shkak të pushtetit të zgjatur më shumë se një dekadë dhe goditjeve kundër korrupsion nga drejtësia të zyrtarëve të lartë.

“Eshte momenti qe PS te reflektojë thelle dhe permiresojë qeverisjen, duke krijuar pa humbur kohe mekanizma reflektimi, check & balance, transparence dhe hapësira reale për debat. Kosto e kritikes eshte me e vogel se ajo e mosdegjimit te saj, ndryshe gabimet e rreziqet do jene të pashmangshme“, përmbyll Ermelinda Meksi.

Lexo gjithashtu:  'Nga mesi i javes…' Porja vjen me njoftimin urgjent! Vjen bora e madhe, ja si do ndryshoje moti
Published inNews 2