Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër të vitit 2016, kohë kur publicisti Kastriot Myftaraj deklaronte në një studio televizive se Edi Rama është një projekt i Sorosit.
Kryedemokrati Sali Berisha thekson se Kastriot Myftaraj është “njeriu që pagoi me jetën e tij të vërtetat që iu rrëfeu shqiptarëve”.
Në videon e publikuar, Myftaraj shprehet se përveçse Rama është projekt i Sorosit, Berisha do arrestohet së bashku me Ilir Metën.
Sakaq, në vitin 2016 Myftaraj deklaronte se reforma në drejtësi do bëhet, sistemi zgjedhor në Shqipëri do të ndryshohet dhe se nuk do të ketë drejtësi.

