Skip to content

Avioni i nisur nga Kosova, aksident ne Stamboll, cfare thone autoritetet per pasagjeret

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Lexo gjithashtu:  Një moment kyç është shënuar ne Prime te fundit te Bigut!

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

Lexo gjithashtu:  E fundit! Del shkrèsa ku SPAK kerkon árrèstimin e Belinda Ballukut, dhe

 

Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, doli nga aksi i taksimit dhe përfundoi në një terren të butë menjëherë pas prekjes së tokës. Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit publikoi një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L është mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, shkruan portali airporthaber2.com

Mbyllja e pistës ka shkaktuar vonesa gjatë orëve të ngarkuara të operimit, ndërsa disa avionë janë detyruar të bëjnë pasim.

Lexo gjithashtu:  LAJMI URGJENT - Kuvendi i heq imunitetin ministrit te njohur, ja per cfare akuzohet

Ekipet e emergjencës dhe teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po vazhdojnë punimet për largimin e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pista do të mbetet e mbyllur për operime deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit. Ndërkohë, hetimet për incidentin po zhvillohen paralelisht nga SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil të Turqisë) dhe nga administrata e aeroportit.

 

Published inNews