Skip to content

Agron Shehaj humb njeriun me te shtrenjte, e trishte!

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Siri Shehaj, i cili kohët e fundit kaloi edhe një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në Itali, ndërsa gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Shehaj duhet të ishte present në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kur moderatori tha se kryetari i partisë Mundësia nuk mund të ishte prezent për shkak të një fatkeqësie të ndodhur.

Lexo gjithashtu:  Brikena e rrefuzon, Mateos sapo i ndodhi e PAPRITURA ne Big Brother, ai eshte

Z.Siri Shehaj është ndarë nga jeta afër familjarëve të tij në Itali.

Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin e tij, Siri Shehaj në një nga konventat e partisë Mundësia. “Edhe unë kam pasur një hero timin, një njeri që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë.

Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe. Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe.

Lexo gjithashtu:  Habit ligji i ri! Mund tju marrin shtepine nese

Mësova një të vërtetë të madhe që me punë e këmbëngulje, asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e jashtëzakonshme e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babain e kishte akoma në jetë.

Lexo gjithashtu:  Protestat në sytë e gjithë botës, BE bën thirrjen e fortë

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

Published inNews