Skip to content

‘Ajo eshte shtriga ime qe me duhet…’ – SPAK merr te pandehur njeriun e afert te Rames, e pabesueshme se cfare ka bere

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”. Për këtë ka reaguar vetë SPAK, duke shkruar:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Lexo gjithashtu:  RTSH humbet një nga kameramanët më të mirë

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media,artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues i programit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për familjet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende, ka humbje jete

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Lexo gjithashtu:  LAJM I FUNDIT - Rama e shkarkoi. Veliaj përgjigjet ashpër

Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

Majlinda Bufi eshte nje njeri i afert politikisht i Rames, pasi ai e ka konsideruar me heret kryebashkiaken si “shtrigë që i duhej qytetit”.

“Forca përpara, edhe njëherë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë tuaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, saqë mjafton të shohësh rreth e rrotull dhe e kupton që vetëm një shtrigë mund ta bënte këtë qytet. Nuk rrija dot pa e thënë edhe këtë”, ka deklaruar Rama ne prill te ketij viti gjate fushates elektorale ne Roskovec.

Published inNews 2